Njihuni me pastruesin më të mirë të makinave në botë (Video)

  • 06 May 2016 - 10:37
Njihuni me pastruesin më të mirë të makinave në botë (Video)

Njihuni me Paul Dalton, mjeshtrin e pastrimit të makinave. Klientët paguajnë mbi 7 mijë dollarë për një proces gjatë së cilit britaniku arrin të zhdukë dhe gërvishtjet.

Emisioni televiziv Fifth Gear i dedikoi një hapësirë historisë së Paul dhe kompanisë së tij “Miracle Detail”, e cila pastron makina sportive dhe luksoze.

Sipas raportimeve të The Guardian, Dalton arrin t’i pastrojë automjetet në mënyrë perfekte falë materialeve të tij të sofistikuara dhe ekskluzive.

“E dua punën time. Jam pastruesi më i mirë i makinave në botë,”- pohon ai.

(Kosova Sot)