Jetë, he sefa

  • 24 May 2016 - 08:11
Jetë, he sefa

Shanina Shaik thotë se është koha për pushime. Ajo kishte vjedhur gjithë spektaklin dhe vëmendjen kur ishte shfaqur në shfaqjen përmbyllëse te "Australian Fashion Week". Dhe, pasi kishte reklamuar veshjet për Oscar de la Renta, bukuroshja Shanina Shaik ka thënë se është 'gati për pushimet e saj', raporotn Gazeta Kosova Sot

Modelja nga Australia kishte postuar një foto nga viti 2015 kur ishte në Bahame, disa orë pasi kishte postuar një video nga aeroplani, në të cilën video ajo ishte së bashku me të fejuarin e saj DJ Ruckus dhe me qenin e saj "French Bulldog", me emrin Choppa. Shanina kishte theksuar trupin e saj në bikine, në kostumin monokrom dy pjesësh, derisa veten e kishte zhytur paksa në ujërat e ishullit dhe në plazhin piktoresk.

Me flokët e saj të vendosura nga prapa, bukuroshja ia kishte ngulitur sytë kamerës, derisa dielli ia kishte puthur çehren e saj pa të metë. Foton mahnitëse ajo e kishte shoqëruar edhe me mbishkrimin me një fjali nga kënga e famshme e Mungo Jerry: 'Në kohën e verës'. 

(Kosova Sot)

Laid-back look: Shanina donned a  long-sleeved denim shirt for the plane journey and filmed herself flashing a peace sign