'Ja kem nis' e Kidës kalon milionëshin e parë (Video)

  • 24 May 2016 - 12:28
'Ja kem nis' e Kidës kalon milionëshin e parë (Video)

Ka vetëm 6 ditë prej publikimit të këngës së re të Orhidea Latifit, e njohur më mirë si Kida.

Por, ‘Ja kem nis’ tashmë ka arritur të kalojë milionëshin e parë në kanalin zyrtar në Yotube, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në një postim në Instagram, këngëtarja është shprehur e lumtur me këtë sukses.

Ky projekt vie pas hiti ‘Mi amore’, të cilën Kida e solli në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

(Kosova Sot)