Rrëfimi i Vesa Lumës: Në Shqipëri erdha për herë të parë në `97, e ndieja që diçka…(Foto)

  • 24 May 2016 - 21:27
Rrëfimi i Vesa Lumës: Në Shqipëri erdha për herë të parë në `97, e ndieja që diçka…(Foto)

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma e cila po shijon ditët e fundit të shtatzënisë është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në një foto me bashkëshortin e saj, Big Basta ajo ka ndarë sot një kujtim të bukur, pikërisht  herën e parë që ka vizituar Shqipërinë dhe ndjenjën që thellohej brenda saj.

“Ashtu si çdo familje e shqiptarëve të Kosovës edhe unë jam lind dhe rrit me frymën e dashurisë për atdheun tonë, Shqipërinë..Për herë të parë isha në vitin `97 kur në Pallatin e Kongreseve kënduam në Festival Fëmijësh..Qe nga ajo ditë ,e ndjeja që diçka akoma me e madhe do te me lidhte me këtë vend.. Pavarësisht kësaj, nuk do ta harroj asnjëherë në jetë dashurinë, mirëpritjen dhe respektin tuaj! Nga Tirana juaj, tashme dhe e imja”, shkruan Vesa Luma.

(Kosova Sot)