Elektrizuese

  • 25 May 2016 - 08:26
Elektrizuese

Carmen Electra, më e zjarrtë se e kuqja

Ajo ishte vajza internacionale e ballinave në vitet e nëntëdhjeta, pasi ishte shfaqur në seritë “Baywatch”, e veshur me kostumet e famshme me ngjyrë të kuqe, raporton Gazeta Kosova Sot

Dhe, duket se Carmen Electra e di fare mirë se cila ngjyrë vepron më së miri në të, duke bërë që të gjithë ta kthejnë kokën drejt linjave të saj, kur u shfaq në premierën “Alice Through The Looking Glass”, në Los Anxhelos. Ish- modelja nga “Playboy”, tashmë 44 vjeçe, në tepihun e kuq ishte shfaqur me një fustan të kuq që të linte pa frymë, të tejdukshëm, derisa linjat e saj trupore ishin pikërisht aty ku duhej të ishin.

 E shfaqur me disa panele të prera dhe me dekoltenë e thellë, Carmen kishte përfunduar dukjen prej një sirene me një palë taka të kuqe. Duke pozuar si një stuhi e vërtetë në tepihun e kuq, aktorja flokët i kishte të lirë dhe sytë theksoheshin me “eyeliner” me ngjyrë të zezë. 

(Kosova Sot)

 Well heeled: Carmen finished off the siren look with a pair of towering red velvet heels

Lady in red! Carmen showed off the daring sheer back panel of her red carpet gown