Doli dielli, u poq kulaçi (Foto)
Jessica Simpson shfaq linjat përmes rrobave që vetë i ka dizajnuar
Pjesë e fshehtësisë në bërjen e perandorisë së saj të veshjeve dhe aksesorëve kaq të suksesshme ishte mënyra se ai ajo i vesh ato që vetë i prodhon.
Dhe, edhe kjo e hënë nuk kishte si të jetë më ndryshe për Jessica Simpson, e cila kishte postuar disa foto te “jessicasimpson.com”, kur kishte qenë me rroba banje, të cilat vetë i ka dizajnuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Në fotografi, të cilën bukuroshja 35 vjeçe e kishte postuar në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo kishte shtuar edhe mbishkrimin, 'Doli dielli, doli kulaçi'.
Me këtë rast, Jessica u duk në formë të përsosur dhe kishte treguar shpinën e saj në një veshje me ngjyrë të zezë.
Flokët e saj të arta po shkëlqenin nga dielli derisa po shkëlqente edhe me tonet e saj natyrale. Me sa duket, aktorja nga “Dukes Of Hazzard’ ishte në oborrin e saj.
(Kosova Sot)