Flet Sinan Hoxha, rrëfen emocionet dhe detajet e lindjes së Ansit

  • 25 May 2016 - 15:31
Flet Sinan Hoxha, rrëfen emocionet dhe detajet e lindjes së Ansit

Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani janë bërë prindër të Ansit të vogël vetëm prej pak orësh.

Ndërkohë Sinani është shprehur mjaft i emocionuar për ardhjen në jetë të djalit të tij. “Jam shumë i lumtur për lindjen e djalit. Djali quhet Ansi dhe është një emër i formuar nga bashkimi i emrit tim dhe Andrrës.Përveç kësaj, donim që të ishte një emër shqiptar dhe me një domethënie të caktuar”, – tha Sinani.

Ai shtoi gjithashtu se Ansi ka lindur në orët e para të mëngjesit, në 2:16, dhe plot 4kg e 800gram. Ansi do të ndiqet nga klinika gjermane, në të cilën edhe ka lindur, dhe për 3 muaj nuk do të lëvizë jashtë Gjermanisë sepse ai zotëron nënshtetësi gjermane dhe ne duhet të respektojmë ligjet këtu.

Andrra, unë dhe familjet tona jemi shumë të lumtur me ardhjen në jetë të Ansit. Sigurisht, siç e do edhe tradita, Andrrës i bëra një dhuratë: orën që ka pasur gjithmonë fiksim (Rolex)”,-është shprehur këngëtari.

(Kosova Sot)