Merr fund martesa mes Johnny Depp dhe Amber Heard (Foto)

  • 26 May 2016 - 10:21
Merr fund martesa mes Johnny Depp dhe Amber Heard (Foto)

Ylli i kinemasë Johnny Depp dhe aktorja Amber Heard po divorcohen.

Sipas dokumenteve të Gjykatës së Lartë në Los Angeles, 30 – vjeçarja Heard ka nisur procedurat e divorcit nën arsyetimin e diferencave të mëdha mes tyre.

Ata u martuan 15 muaj më parë dhe nuk kanë fëmijë.

Depp dhe Heard kohët e fundit u përfshinë në një betejë ligjore me Australinë, pasi aktorja futi ilegalisht në vend dy qentë e saj. Ajo u shpall fajtore në Prill, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Depp, 52- vjeç dhe Heard u njohën gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”, në 2011 – ën.

(Kosova Sot)