Masakër në koncertin e reperit amerikan: Një i vdekur dhe tre të plagosur (Video)

  • 26 May 2016 - 10:37
Masakër në koncertin e reperit amerikan: Një i vdekur dhe tre të plagosur (Video)

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur mbrëmë vonë gjatë një koncerti ku parashihej të këndonte reperi i njohur T. I., ka njoftuar policia.

Dëshmitarët kanë raportuar se mbrëmë vonë, pak para se T. I., reper nga Atlanta, me histori të problemeve me ligj, të paraqitej në skenë në Irving Plaza në Menhetën të Nju Jorkut.

Policia ka konfirmuar se një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, dhe se ende nuk ka të arrestuar për këtë rast, raporton AFP. Po ashtu, nuk dihet as motivi i të shtënave.

Reperi T. I., emri i vërtetë i të cilit është Clifford Harris, i ka vuajtur 7 muaj burg në vitin 2009 për përpjekje për blerjen e pushkëve automatike të paregjstruara nga shitësit që dolën se ishin agjentë të fshehtë.

Ai i kaloi edhe 10 muaj të tjerë në burg në vitin 2011, për shkelje të kushteve të lirimit me kusht lidhur me akuza për drogë.

Tre albumet e këngëtarit T. I. në periudhën 2006 – 2008 kanë pasur sukses në ranglistat muzikore në Shtetet e Bashkuara.

Ai i ka fituar tri çmime Grammy, edhe për këngën “My Love” në bashkëpunim me yllin muzikor, Justin Timberlake.

(Kosova Sot)