Butrinti dhe Eleni publikojnë trailerin e "Delicious" (Video)

  • 26 May 2016 - 14:34
Butrinti dhe Eleni publikojnë trailerin e

Butrint Imeri dhe Eleni Foureira kanë publikuar trailerin e këngës së tyre të re.

"Delicious" titullohet kënga e cila premton të jetë një hit veror, pasi edhe është ritmike.

Artistët kanë muaj që punojnë për këtë projekt pasi përveç audios, ato kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit. 

Klipi është regjistruar në Athinë me një staf profesionist prej 30 personazhesh midis të cilëve edhe balerinë të cilët do të shoqërojnë një pjesë të mirë të klipit që pritet të publikohet pas disa ditësh. 

(Kosova Sot)