“The Sun”: Është koha që Bebe Rexha të shkëlqejë, Eminemi do ta lusë atë

  • 26 May 2016 - 21:43
“The Sun”: Është koha që Bebe Rexha të shkëlqejë, Eminemi do ta lusë atë

Tabloidi i njohur britanik “The Sun” i ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares me famë botërore me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, duke e quajtur si ylli i së ardhmes.

“Bebe Rexha është një kantautore sensacionale, seksi, e dashur nga New Yorku”, kështu nis artikullin Dan Wooton, gazetari i njohur, që dy herë ka fituar titullin për “Gazetarin më të mirë të vitit i showbizit”.

“The Sun” ka përmendur se Bebe ishte krijuesja e hitit “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas.

Megjithatë, sipas tabloidit tani është koha që vetë Rexha të “pushtojë” tregun botëror me hitin e saj të fundit “No Broken Hearts”, të cilin e solli në bashkëpunim me Nicki Minaj.

“Tani në moshën 26-vjeçare, është koha e Bebes që të shkëlqejë, me singlein e saj të parë ‘No Broken Hearts’ në bashkëpunim me Nicki Minaj, i destinuar për të qenë një nga hitet e verës”, shkruan “The Sun”.

“The Sun” shkruan për problemet e Rexhës me ish të dashurin dhe për bashkëpunimin me Nicki Minajn.

Në fund të artikullit, “The Sun” thotë se Eminemi tani padyshim që do ta lusë këngëtaren që të jetë pjesë e ndonjë projekti të tij.