Lule t'buk'ra ka... Kylie Minogue! (Foto)
Këngëtarja australiane Kylie Minogue, 47 vjeçe, duket krejt ndryshe me një grim dramatik dhe me një fustan të mrekullueshëm lule më lule, përkundër asaj se nuk mundi të performonte në Milano të Italisë. Mingue duhej të performonte në koncertin e mbajtur në Milano, "Bocelli & Zanetti Night", por nuk e bëri këtë, meqë mjekët e këshilluan që ta pushonte zërin,transmeton gazeta Kosova Sot.
Edhe pse nuk ishte e aftë të këndonte, Kylie Minogue u përkujdes që të ishte në qendër të vëmendjes, gjë që edhe ia arriti, në këtë mbrëmje mbledhjeje fondesh në Milano të Italisë. Ajo kishte veshur me këtë rast një fustan të gjatë me lule, i cili përkundër asaj se nga disa kritikë nuk u pëlqye edhe aq, neve na duket shumë i bukur. Po, çka dinë kritikët, more... Po të dinin, do të bëheshin edhe vetë disenjatorë! Edhe flokët Kylie i kishte rregulluar paksa më ndryshe se më parë. Përkundër këtyre ndryshimeve, ne jemi të bindur se do të vazhdojmë që ta duam këtë këngëtare të bukur, apo jo?
(Kosova Sot)