Tregon lëkurën, para se të vishet në stilin Viktorian

  • 27 May 2016 - 17:21
Tregon lëkurën, para se të vishet në stilin Viktorian

Kendall Jenner është parë duke u kënaqur në Kanë, para se të fillonte të rrinte me motrën e madhe, Kim Kardashian, të hënën në Londër, raporotn Gazeta Kosova Sot

Përkundër asaj se ka pasur një fundjavë paksa më të gjatë, Kendall Jenner i është kthyer punës të mërkurën, derisa është parë në një foto sesion në kryeqytetin britanik. Punë i thënçin! Ne kur argëtohemi pozojmë dhe bëjmë fotografi, e ajo këtë e quan punë?! Bile, për këtë punë paguhet rrastë! Sido që të jetë, ajo në fillim veshi ca rroba të cilat ia mundësonin ekspozimin e cullakut, para se të vishej në stilin Viktorian.

Ashtu e lypte puna! Ylli i emisionit "Keeping Up With The Kardashians" më parë duke pozuar pranë një rrote, të lidhur me zinxhirë. Rrotë se jo mahi!

(Kosova Sot)