Kjo është modelja braziliane me një milion fansa në krahët e futbollistit kosovar (Foto+18)

  • 27 May 2016 - 17:29
Kjo është modelja braziliane me një milion fansa në krahët e futbollistit kosovar (Foto+18)

Liridon Krasniqi po kalon pushimet e tij në Singapor dhe si duket ai ka pasur pushime të paharrueshme.

Pasi më parë kemi publikuar lajmin se ai ishte në shoqëri të një bukuroshe, tani Telegrafi ka mësuar për origjinën e biondes seksi.

Fjala është për një vajzë 20-vjeçare nga Brazili e cila ka fituar shumë gara bukurie në vendlindjen e saj.

Bruna Lima është bukuroshja seksi që ka kaluar kohë me Liridon Krasniqin në Singapor.

20-vjeçarja ka një milionë ndjekës në Instagram dhe është tejet e popullarizuar në Brazil.

I kontaktuar nga Telegrafi, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës nuk ka pranuar se është në lidhje me Brunan, mirëpo foto e tyre së bashku tregon shumë.

Përpos që është i suksesshëm në futboll, Liridonit po ia donë edhe në jetën private

(Kosova Sot)

bruna-2Bruna-3