Amber Heard akuzon Johnny Depp për dhunë dhe publikon foton(Foto)

  • 27 May 2016 - 21:24
Amber Heard akuzon Johnny Depp për dhunë dhe publikon foton(Foto)

Detaje të reja kanë dalë sot pas lajmit të bujshëm mbi divorcin e një prej çifteve më të njohura të Hollivudit. Aktorja Amber Heard akuzon bashkëshortin e saj Johnny Depp për dhunë.

Avokatja e saj Samantha Spector paraqiti në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, qarku i Los Angeles, të premten, fotot e dhunës që Amber pretendon se ia ka shkaktuar Johnny.

Fotot e lëndimeve të saj janë shpërndarë gjithandej dhe tregojnë një pjesë të mavijosur rreth syrit të saj. Kjo foto thuhet se është bërë të shtunën pas Heard pretendon se Depp e goditi atë në fytyrë me iPhone-n e tij dhe më pas u largua kur policia mbërriti në vendngjarje, sipas “TMZ”.

Amber pretendon gjithashtu se Depp, 52 vjeç i ka ofruar para asaj për ta mbajtur incidentin larg mediave, por ajo ka vendosur  të paraqesë kërkesën për divorc të hënën.

(Kosova Sot)