"Po rritem me ta" (Foto/Video)

  • 28 May 2016 - 20:45

Mia Wasikowska e pranon se është në "qiellin e shtatë" pranë yjeve, si Johnny Depp dhe Anne Hathaway

Është vendosur që ajo të paraqitet në aksionin e radhës të "Alice Through The Looking Glass". Dhe, përkundër faktit se Mia Wasikowsa pa kurrfarë dyshimi e ka merituar vendin e saj përkrah shumë yjeve të Hollivudit, aktorja nga Australia e ka pranuar se ndihet e mahnitur midis yjeve të tjera. Duke folur për "Popsugar"gjatë kësaj jave, bukuroshja 26 vjeçe, e lindur në Kanbera, ka shpjeguar se ende shtrëngon veten kur mendon rreth asaj se është duke punuar me aktorët, si Johnny Depp dhe Anne Hathaway,transmeton gazeta Kosova Sot.

'Kjo është diçka e bukur dhe ata janë kaq njerëz të qetë. Rritesh duke i shikuar ata! Me të vërtetë është mirë', ka shpjeguar bukuroshja bionde. Mia po ashtu ka bërë me dije se kostumet dhe grimi i kanë ndihmuar shumë në qetësimin e nervave të saj. 'Shumicën e kohës i kam parë me grim dhe ishte lehtë ta harrosh Johnny Depp-in e vërtetë, apo që ishte diku në atë mes aktorja Anne Hathaway. Kjo më bënte të ndihesha rehat".

Pinching herself! Mia Wasikowsa, 26, has admitted to feeling starstruck among her famous co-stars while filming Alice In Wonderland and the upcoming Alice Through The Looking Glass  'It’s a wonderful thing and they’re such cool people': She appears in the upcoming fantasy flick Alice Through The Looking Glass alongside Sacha Baron Cohen, Anne Hathaway and Johnny Depp 

(Kosova Sot)