Te drejtori për shkak të puthjeve

  • 29 May 2016 - 20:51
Te drejtori për shkak të puthjeve

Ariana Grande thotë se ajo ka qenë e sjellshme, por paksa e djallëzuar, kur ishte vajzë e vogël

Këngëtarja 22-vjeçare ka bërë të ditur se ajo gjithmonë ka pasur një vetëbesim të caktuar me gjininë e kundërt. Duke folur për gazetën australiane 'The Sydney Morning Herald', ajo ka thënë se dërgohej shpesh te drejtori i shkollës për shkak se ishte djallë- zore si vajzë e vogël. raporotn Gazeta Kosova Sot

Kur është pyetur se a ka qenë e sjellshme si fëmijë, këngëtarja është përgjigjur: "Po. Besoj se po, edhe pse kur isha në parashkollor, gjithmonë më dërgonin në zyrën e drejtorit për shkak se i puthja djemtë në fushën e lojës". Ajo ka shtuar: "Por kjo gjë u bë e zakonshme sa që kur hyja në zyrën e tij ai më ofronte sheqerka". Ajo gjithashtu ka thënë se nuk dëshiron që të përcaktohet nga ndonjë stereotip dhe se dëshiron që ta ketë lirinë që të bëhet çfarëdo që dëshiron. 

(Kosova Sot)