Ja emri i veçantë i djalit të Vesës dhe Big Bastës

  • 29 May 2016 - 23:46
Ja emri i veçantë i djalit të Vesës dhe Big Bastës

Vesa Luma dhe Big Basta (Gerald Xhari) janë bërë prindër për herë të parë, pasi këngëtarja ka sjellë në jetë djalin e tyre. 

Siç ka bërë të ditur për portalin Blitz vetë Vesa, djali i tyre është quajtur Lian, që është emri i babait të këngëtares, i lexuar mbrapsh. 

Ka qenë betë reperi që e ka bërë të ditur lajmin e gëzueshëm, duke postuar në Instagram një foto ku shihet duke mbajtur dorën e vogëlushit. "Princi jonë, shoku jonë, vëllai jonë, DJALI JONË," ka shkruar babai i ri, në diçiturën e fotos së ëmbël.

(Kosova Sot)