Mashkulli ideal i këngëtares (Foto)

  • 30 May 2016 - 10:22
Mashkulli ideal i këngëtares (Foto)

Perrie Edwards ka bërë të ditur se çfarë kërkon në një mashkull

Perrie ka zbuluar se pëlqen meshkujt që janë komikë dhe spontanë. Bukuroshja e grupit ‘Little Mix’, e cila është ‘single’ që nga ndarja prej të fejuarit Zayn Malik në gusht të vitit të shkuar, thotë se i pëlqejnë meshkujt e sinqertë dhe të guximshëm, edhe pse ajo është goxha e tërhequr, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Jam goxha e tërhequr kur bëhet fjalë për takime romantike. Nuk kam qenë në shumë takime, por kam pasur shumë të mira. Më pëlqen kur mashkulli më bën të qeshem dhe është spontan”, ka thënë këngëtarja 22-vjeçare.

Biondja ka qenë e fejuar me ish-këngëtarin e grupit ‘One Direction’, deri në momentin kur ai papritmas i dha fund lidhjes së tyre, siç thuhet përmes një mesazhi telefonik, gjë të cilën e ka mohuar ai.

Perrie është e lumtur duke u përqendruar në punë dhe duke kaluar kohë me shoqe, ndërsa thotë se mashkulli ideal për të është ai që është 100 për qind vetvetja. 

(Kosova Sot)

Perrie EdwardsPerrie EdwardsZayn and PerrieLittle Mix - Perrie Edwards, Leigh-Ann Pinnock, Jade Thirlwall, Jesy Nelson