Gruaja e Johnny Depp ishte martuar në mënyrë sekrete me ish-të dashurën e saj (Foto)

  • 30 May 2016 - 12:32
Gruaja e Johnny Depp ishte martuar në mënyrë sekrete me ish-të dashurën e saj (Foto)

E çfarë nuk po thuhet për këtë divorc.

Aktorët e njohur, Amber Heard dhe Johnny Depp po finalizojnë divorcin e tyre.

Por teksa thuhet se arsyeja kryesore e kësaj ndarje është fakti se Depp ishte bërë i dhunshëm, mediat raportojnë të tjera histori.

Sipas Mirror, aktorja 30-vjeçare ka nisur të afrohet sërish me ish-të dashurën e saj, pas ndarjes me Depp.

Por jo vetëm kaq, Amber Heard dhe ish e dashura e saj, Tasya Van Ree janë martuar në mënyrë sekrete tetë vjet më parë.

Të dyja kanë hyrë në një partneritet civil në vitin 2008 në Kaliforni.

Madje Amber e ndryshoi edhe mbiemrin në Amber Van Ree.

Këto pretendime vijnë në kohën kur thuhet se Depp e ka dhunuar bashkëshorten, duke e goditur me celular.

Amber Heard leaves court in Downtown Los AngelesAmber Heard and Johnny Depp

(Kosova Sot)