Eda Zari paditet në gjykatë për dhunë nga mamaja

  • 30 May 2016 - 20:24
Eda Zari paditet në gjykatë për dhunë nga mamaja

Këngëtarja e njohur Eda Zari është paditur në Gjykatën e Tiranës për dhunë nga mamaja, e cila ka kërkuar edhe lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Kërkesa është regjistruar më datë 10 maj dhe seanca e parë është zhvilluar më 19 maj. Gjykata në këtë seancë vendosi “të njoftojë palën e paditur Eda Zarin nëpërmjet Komisariatit të Policisë nr. 2 Tiranë e për dijeni Drejtorinë e Policisë, Tiranë, për të bërë të mundur njoftimin e palës së paditur”. Zhane Zari ka pretenduar në gjykatë se në datën 29.04.2016 është dhunuar nga e bija.

Megjithatë policia nuk ka mundur ta njoftojë këngëtaren për këtë padi. Ndaj gjykata, në seancën e dytë gjatë ditës së sotme, “vendosi të njoftojë palën e paditur Eda Zarin në adresën e paraqitur nga pala paditëse dhe të përsërisë edhe një herë shkresat nëpërmjet Komisariatit të Policisë nr. 2 Tiranë e per dijeni Drejtorisë së Policisë, Tiranë, si dhe Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë, për të njoftuar palën e paditur për në datën 16.06.2016, ora 12.30”.

(Kosova Sot)