E vërteta e “aksidentit” të Çanit para spektaklit YFSF

  • 30 May 2016 - 23:13
 E vërteta e “aksidentit” të Çanit para spektaklit YFSF

“Your Face Sound Familiar” sot ka nisur me lajme jo të mira.

Mesa duket njëri nga pjesëtarët e jurisë, Arian Çani, thuhej se  kishte  pësuar një aksident me makinë para se të mbërrinte në studion e televizionit Klan për spektaklin YFSF. Ka qenë Alketa Vejsiu ajo që e ka dhënë lajmin duke thënë se për fat të mirë Çani është në këtë puntatë pas incidentit të ndodhur pak minuta më parë.

Ndërkohë që moderatorja na bëri të besojmë se realisht kishte ndodhur një aksident, nga burime të brendshme për Blitz.al  mësohet se në fakt nuk ka pasur një aksident por bëhet fjalë për një problem me makinën e moderatorit të  “Zonë  e Lirë”.

(Kosova Sot)