“S’i kam dhënë miliona” (Foto)

  • 31 May 2016 - 11:23
 “S’i kam dhënë miliona” (Foto)

Kylie Jenner mohon thashethemet rreth Tyga-s!

Bukuroshja Kylie Jenner ka mohuar thashethemet se ish i dashuri i saj i ka borxh rrafsh 2 milionë dollarë, pasi që ajo, ja, ia paska financuar stilin dorëlirë të jetës.

Sipas zërave që qarkullojnë, Kylie Jenner i ka huazuar një sasi të madhe të parave Tyga-s gjatë kohës sa kanë qenë në lidhje, e cila zyrtarisht kishte filluar në gushtin kur ajo kishte mbushur 18 vjet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sikur kjo të mos mjaftonte, thuhet se, për shkak të sasisë së madhe të parave që ia kishte dhënë këtij reperi, ajo vetë kishte hequr më pas për para.

Kylie është zemëruar shumë nga këto thashetheme, prandaj në llogarinë e saj në “Twitter” ka shkruar: “rrena, rrena, rrena”! edhe ne, për hatër të saj, shpresojmë që të mos ketë qenë aq mendjelehtë saqë t’i ketë dhënë Tyga-s aq shumë para. 

(Kosova Sot)