Ariana Grande nuk këndon, shkaku i fytit! (Foto)

  • 31 May 2016 - 11:37
Ariana Grande nuk këndon, shkaku i fytit! (Foto)

Ariana Grande ka shfrytëzuar mediat sociale tash vonë për të na e bërë me dije se do të jetë e detyruar që t’i anulojë disa koncerte të saj, për shkak se ka infeksion të fytit dhe, paramendoni, të sinuseve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

E mjera Ariana. Zana e Ariana... a ju kujtohet? Por, këtu nuk është Zana, veç Ariana. Nejse, sido që të jetë, këngëtarja iu ka kërkuar falje fansave të saj për këtë shkak të këtyre anulimeve.

Ajo tregon se mjekët i kanë thënë që të mos këndojë disa ditë.

Në fund, ajo e shprehë dashurinë e saj ndaj fansave. Edhe fansat e saj, jemi të sigurt, e dinë dhe e kuptojnë se shëndeti është mbi të gjitha!

(Kosova Sot)

Ariana grande getty