Era 'pushton' ballinat e revistave franceze (Video)

  • 31 May 2016 - 11:52
Era 'pushton' ballinat e revistave franceze (Video)

Sukseset për këngëtaren kosovare Era Istrefi nuk kanë të ndalur.

Ajo disa ditë më parë mahniti publikun me performancë live në emisionet më të njohura televizive në Francë, ndërsa tani ka arritur edhe një sukses tjetër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bukushoja bjonde ka realizuar një fotosesion për revistën e njohur franceze të muzikës “Modzik Magazine”.

Këtë sukses Istrefi po e arrin falë hitit të saj “BonBon”, e cila tashmë ka kaluar 50 milionëshin në kanalin zyrtar Youtbe.

(Kosova Sot)