Vajza ekzotike

  • 31 May 2016 - 19:52
Vajza ekzotike

Rihanna kishte përzgjedhur një fustan ekzotik për shëtitjen e saj nëpër Nju-Jork

Ajo njihet për shijen e veçantë të veshjeve, e edhe kësaj radhe nuk kishte ndonjë përjashtim. Rihanna kishte ndaluar disa vetura kur kishte dalë për të blerë me një mik të vetin në qytetin e Nju- Jorkut, para se të shkonte për darkë me Naomi Campbell, raporotn Gazeta Kosova Sot

Bukuroshja 28 vjeçe, këngëtarja e hitit “Diamonds”,  ishte e mbuluar nga qafa e deri te kyçi i këmbës me një fustan të gjatë kaftan, që ia kishte mbuluar fort mirë linjat e saj të hatashme që i ka. Me fustanin dominonin ngjyrat si e verdha, e kuqja dhe e gjelbra, karshi ngjyrës së bardhë që shihej në prapavijë sipër atleteve të saj. Flokët i kishte të lidhura me dekorime lulesh që i kishte rregulluar si kurorë në kokën e saj.

  Buzëkuqi i errët i kuq dhe çanta me ngjyra i kishin dhuruar një definim shtesë. Rihanna, e cila ishte në shoqërinë  e një mikut, kishte ndaluar në dyqanet e Nju- Jorkut, për të blerë preparate grimi, më pas ishte nisur ku e priste mikja në darkë.  

(Kosova Sot)

Billowy and blue: The 28-year-old singer stepped to the curb amidst her fluttering hemIt's a match or is it? Rihanna clutched a very colourful handbag to match her uniquely patterned dress