E kanë bërë qyl! (Foto)

  • 24 June 2016 - 18:59
E kanë bërë qyl!  (Foto)

Hajnat kanë hyrë në shtëpinë ku jeton Rita Ora me motrën, Elena, me ç'rast s'kanë lënë send pa vjedhur! .

Kur je e pasur dhe e famshme, ke stoli dhe veshje e aksesorë të shtrenjtë, gjë që është mirë, por në anën tjetër, është edhe keq, sikur p.sh. kur të hyjnë hajnat në shtëpi dhe të "qethin" deri në rrënjë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Merret vesh se hajnat i kanë vjedhur Ritës stoli me vlerë 200 000 funte, si dhe gjësende të tjera, duke përfshirë edhe një çantë "Louis Vuitton", e cila kushton 2000 funte. Hajnat i kanë marrë asaj edhe këpucët e markave të njohura, një palë vathësh dhe disa pajisje të shtrenjta teknologjike, duke përfshirë laptopët dhe "iPhone"-ët. Thënë shkurt, e kanë bërë qyl, o vëlla! Keq! Kamerat e sigurisë paraqesin pamjen sesi dy njerëz hyjnë në pronën e këngëtares.

(Kosova Sot) 

Rita Ora (pictured arriving at court) had £200,000 worth of jewellery and designer gear stolen from her home, including a £2,000 Louis Vuitton doggy bag, a court has heardThe jury were also shown CCTV footage from Ora's home which showed two men arriving at the propertyRita (right) was living with her sister Elena (left) at the time that their house in north London was ransacked