Seldi flet për prishjen e fejesës me Dafinën (Foto)

  • 24 June 2016 - 21:51
Seldi flet për prishjen e fejesës me Dafinën (Foto)

Seldi Qalliu i ka dhënë fund fejesës së tij me Dafina Zekën.

Lajmi se këngëtari i njohur dhe e fejuara e tij i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka pushtuar mediat rozë, dhe këtë e ka konfirmuar edhe vet këngëtari. 

Ai ka thënë se lidhja me Dafinën nuk shkonte më dhe i kanë dhënë fund me marrëveshje. Kështu duke mohuar të ketë pasur ndonjë problem mes çiftit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Seldi dhe Dafina, vajza e gazetarit Milaim Zeka, ishin të fejuar prej pesë vitesh.

(Kosova Sot)