Qysh e vogël në brisk

  • 25 June 2016 - 08:22
Qysh e vogël në brisk

Chloe Moretz thotë se që në moshën 16 vjeçe kishte dashur të bënte operacione plastike

Sikurse shumica e adoleshentëve që rriten në një botë me shumë sfida, Chloe Grace Moretz ka treguar për shumë pasiguri të saj, kur bëhet fjalë për trupin dhe dukjen e saj,raporotn Gazeta Kosova Sot

Në një intervistë për “Elle.com”, bukuroshja 19 vjeçe ka bërë me dije se kishte pasur dëshirë që të shkonte nën brisk kur ishte vetëm 16 vjeçe, për të arritur atë, për të cilin atëherë mendonte se ishte trupi i ëndrrave të saj. 'Kur isha 16 vjeçe, kam dashur të intervenoj në gjoks' e ka pranuar ajo. 'Kam dashur që pak nga yndyra në mjekrën time të largohej.

Kam dashur ta reduktoj fundshpinën time',por ishte pikërisht e ëma e saj Teri, e cila kishte insistuar që nuk i lejohet të ketë operacion plastik. Bukuroshja bionde tenton t’i postojë fotot e saj në rrjetet shoqërore apo të jetë plot me grim, për t’u thënë në tjerëve se “nuk je lindur në këtë mënyrë”.

(Kosova Sot)

Modern man: The 19-year-old said that whenever she is feeling bad about herself, Brooklyn will remind her of her inner and outer beauty