Noizy e quan homoseksual Liçon

  • 25 June 2016 - 12:27
Noizy e quan homoseksual Liçon

Akuzat e reperit të famshëm i cili me fjalë të rënda ofendoi moderatorin e “Top Channel” duket se nuk kanë patur ndonjë efekt tek Ledion Liço. Pavarësisht se Noizy e atakoi drejtëpërdrejtë si homoseksual të fshehur dhe “kollovar që jeton me lekët e të dashurës”, i dashuri i Sarës nuk e ka vënë ujin në zjarr.

Në një prononcim për blitz.al, menjëherë pas mbylljes së “Top Awards”, 30-vjeçari tha: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”. Por pse mund të ketë reaguar Noizy në këtë mënyrë, sipas tij? “Varet se si është ndjerë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.

(Kosova Sot)