Shpërthen edhe një tjetër artiste kundër Ledionit: Më fikën mikrofonin, batuta për virgjërinë time, e ulët dhe cinike (Foto)

  • 25 June 2016 - 19:42
Shpërthen edhe një tjetër artiste kundër Ledionit: Më fikën mikrofonin, batuta për virgjërinë time, e ulët dhe cinike (Foto)

Një tjetër artiste e pa kënaqur nga shakatë pa kripë të Ledion Liçajt, ka qenë edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Ajo ka reaguar ashpër për ‘padrejtësitë’ që ju bënë një natë më parë në ‘Top Music Awards’. Ajo është ndjerë shumë e ofenduar nga batutat që ka bërë Ledioni, sidomos atë mbi virgjërinë e saj. Beatrix i quan këto batuta të ulëta dhe cinike. Reagimin ajo e ka bërë në profilin e saj në Instagram. Një tjetër padrejtësi që ajo thotë se i është bërë, është fikja e mikrofonit, duke mos e lënë këngëtaren të reagojë.

Ja reagimi i plotë:

Përsa i përket natës së kaluar: 1- Batuta e Ledionit, cinike dhe e ulët, për disa shikues më shumë ofendon për të 2-tin vit rradhazi dinjitetin tim, si femër po ju them stop. 2- Duke qenë se pretendohet të jetë një show me përmasa botërore, nuk i fiket mikrofoni një artisti, kur ka për të thënë diçka. Liria e fjalës apo jo? 3- Falenderoj Alban Ramosaj për emocionet që më dha mua personalisht dhe që ngriti një sallë në këmbë me performancën e tij live.

(Kosova Sot)

(Kosova Sot)