Modelja shqiptare nuk ishte dukur kurrë kaq e ngjashme me Kim Kardashian (Foto)

  • 25 June 2016 - 19:45
Modelja shqiptare nuk ishte dukur kurrë kaq e ngjashme me Kim Kardashian (Foto)

Modele, prezantuese, një femër e lakuar për pamjen sexy që bie në sy menjëherë.

Einxhel Shkira është tashmë e njohur në mediat rozë, ku godet gjithmonë me portretin tërheqës dhe fizikun mesdhetar, por asnjëherë më parë nuk kishim dalluar ngjashmërinë me Kim Kardashian te ajo, sesa në këtë foto të fundit.

Einxhel shfaqet është e shtrirë në shtrat, veshur me një body që vë në pah format dhe flokët e krehur pas kokës, dy nga elementët e përdorur shpesh nga Kim Kardashian, ajo duket shumë e ngjashme me personazhin e njohur botëror të konsideruar edhe, me një dozë të lartë ekzagjerimi gjithsesi, si gruaja më sexy e botës.

(Kosova Sot)