Çudira në Top Awards, dy vajza të lidhura me zinxhirë (Foto)

  • 25 June 2016 - 23:25
Çudira në Top Awards, dy vajza të lidhura me zinxhirë (Foto)

Përtej luksit dhe veshjeve super të shtrenjta dhe elegantë që parakaluan mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq të Top Awards, ka ndodhur edhe diçka e pazakontë.

Dy vajza ‘misterioze’ parakaluan të mbuluara me pelerina dhe të lidhura me zinxhirë. Vajzat s’janë aq shumë misterioze për publikun. Bëhet fjalë për gazetaret Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta. Ato kanë vendodur të protestojnë përpara gjithë atij luksi. Në një status në Facebook, Fatma e shpjegon qartë shkakun e kësaj veshjeje:

Mbreme zgjodhem te mos bejme parakalimin a zakonshem ne tapetin e kuq ne Top Awards. Shfrytezuam nje eveniment si ky, per te veshur mbi rrobat e bukura petkun e vertete te ketyre koheve. Erdhem te veshura zi, te lidhura me zinxhire, si cdo grua, cdo femije, fundja cdo individ ne kete vend.  Sollem ne feste pak deshperim, per te treguar se cudia me e madhe nuk duhet te zgjase me tre dite. Se nuk duhet te sensibilizohemi vetem kur shikojme videoskandale... Ishim aty si viktima, pa ze, pa fytyre, te pafuqishme, si roberesha lidhur me zinxhir, ishim aty si cdo grua qe keshtu ndihet cdo sekonde te jetes se saj, si cdo femije perballe monstrave me fytyre njeriu...Ishim aty...ishim aty...dhe ndoshta nuk pane edhe kete here...ashtu sic bejne me te dobetit ne kete vend. Pak rendesi ka, ne ishim aty per t'i kujtuar gjithe te pranishmeve veshjen e vertet poshte xixave e teminave...per t'i treguar si e kemi te veshur shpirtin keto kohe!

(Kosova Sot)