Top Awards, Xhemi Shehu ironizon të ‘pakënaqurit’ me Leo Di Caprion (Foto)

  • 25 June 2016 - 23:34
Top Awards, Xhemi Shehu ironizon të ‘pakënaqurit’ me Leo Di Caprion (Foto)

Të pakënaqurit në këtë Top Awards të parë nuk kanë qenë të paktë.

Por edhe reagimet negative nuk kanë munguar për eventin muzikor që hapi siparin mbrëmjen e djeshme. Reagimet dhe ironitë kanë ardhur po me ironi nga një prej prezantuesve të këtij kompeticioni. Bëhet fjalë për Xhemi Shehun. Me një foto të Leonardo Di Caprios, Xhemi ka bërë sarkazëm me ata artistë që nuk morën asnjë çmim dhe që reaguan ashpër për këtë. Ajo i quan pa karakter artistët dhe reagimet e tyre kundër Top Awards. “Epo paske qenë shumë tip i qetë që s’reagove kurrë për gjithë ato Oscars të humbur”, ka shkruar ajo në Instagram.

(Kosova Sot)