Adele në festivalin “Glastonbury”

  • 26 June 2016 - 13:07
Adele në festivalin “Glastonbury”

Adele pushtoi mbrëmë festivalin “Glastonbury” me një set emocional, plot fisnikëri dhe ngrohtësi. Ylli i muzikës “Pop” e nisi performancën me “Hello”. Në këndim e sipër, ajo ndryshoi tekstin, duke shprehur togfjalëshin “e kam ëndërruar Glastonbury”-n, duke shkaktuar kështu ulërima të mëdha vlerësuese nga turma.

“Daily Mail” shkruan se teksa kënga arrinte pasazhin përmbyllës, ajo sërish iu drejtua turmës me “dukeni të mrekullueshëm”, përpara se të ftonte audiencën të këndonte së bashku me të.

Më pas këngëtarja u shpreh: “Glastonbury nënkupton vet botën për mua, nuk po gënjej teksa e them këtë”. “Gjithnjë kam dashur të këndoj këtu, gjatë gjithë jetës sime, por kam qenë shumë e frikësuar”, ka shtuar ajo.

Siç shihet edhe nga fotot, ylli amerikan bëri gjithashtu të lumtur edhe një vajzë të re nga turma, të cilën e ftoi në skenë për të bërë një “selfie”, ndërsa i thoshte se “ajo dëshironte të vinte në këtë festival që kur ishte në moshën e asaj vajze”.

Edhe pse pati disa çaste humoristike në skenë, as të qershurat nuk ndikuan sadopak në uljen e ndikimit prekës të këngëve të saj. Lotë të shumtë kanë dalë nga sytë e pranishmëve teksa ajo këndonte “Make You Feel My Love” dhe “Hometown Glory”, ndërsa raportohet nga “The Guardian” se të paktën një çifti i ri u krijua gjatë këtij momenti duke premtuar fejesë.

Adele, e cila është e famshme për vuajtjet nga emocionet në skenë, në përfundim të performancës së saj 90-minutëshe u shpreh se “nuk doja të vija këtu, por tani nuk dua të largohem”

(Kosova Sot)