Arrestohet 50 Cent

  • 26 June 2016 - 21:57
Arrestohet 50 Cent

Reperi amerikan 50 Cent është arrestuar në mbrëmjen e së shtunës gjatë një koncerti në ishullin e Karaibeve, St. Kitts, për sharje në skenë, që është shkelje e ligjit në këtë vend.

Raportohet se ai kishte sharë para 40 mijë fansave të tij gjatë interpretimit të këngës “P.I.M.P”, raporton TMZ.

Dj i i reperit thuhet se nuk e ka pasur versionin e censuruar të kësaj kënge.

(Kosova Sot)