Shton edhe një emër të madh në listë (Foto)
Kendall Jenner duket elegante me fustan të bardhë dhe me stil të flokëve të viteve 1920 .
Kendall është tani modele e njohur, ndërsa është paraqitur në fushata reklamuese të markave, si 'Calvin Klein' dhe 'Marc Jacobs', ndërsa ajo ka shtuar tani edhe një emër të madh në listën e saj, pasi që ka reklamuar produktet e 'Givenchy' në pistë të modës e veshur me një fustan të bardhë dhe me një stil të flokëve të viteve 1920 gjatë Javës së Modës në Paris, transmeton gazeta Kosova Sot.
Bukuroshja 20-vjeçare u shoqërua nga shoqja e saj Bella Hadid, e cila ishte e veshur me stil gotik me një fustan të zi dhe sandale të dekoruara. Kendal është dukur për mrekulli me fustanin e saj që ia theksonte në mënyrë të përkryer linjat e trupit.
(Kosova Sot)