Elegante si zakonisht (Foto)
Karolina Kurkova është dukur elegante në një aheng në Berlin .
Trupi i saj i bukur ia ka siguruar një vend në mesin e engjëllusheve në 'Victoria's Secret', por karolina ka dëshmuar se edhe ajo nuk mund të qëndrojë larg ëmbëlsirave, pasi që ka qenë e pranishme në 26-vjetorin e markës së çokollatave 'Raffaello në një aheng në Berlin, transmeton gazeta Kosova Sot.
Bukuroshja 32-vjeçare është dukur si zakonisht elegante e veshur me një fustan me motiv lulesh. Ajo e kishte theksuar figurën me këtë fustan, i cili kishte mëngë të gjera, ndërsa figurën e kishte theksuar me një rrip të zi ndërsa kishte zbuluar edhe një pjesë të dekoltesë. Lartësi trupit të saj i kishte shtuar me një palë këpucë të zeza të larta e me lidhëse.
(Kosova Sot)