Naser Rafuna bëhet baba

  • 27 June 2016 - 10:26
Naser Rafuna bëhet baba

Aktori i njohur Naser Rafuna është bërë baba, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton  gazeta Kosova Sot Online.

Përmes postimit ai ka treguar se gjina e fëmijës është djalë.

“Në këtë ditë të bukur,në muajin e bekuar të Ramazanit,gruan time dhe mua,Zoti na dhuroj një djalë të shëndetshëm dhe falënderimet i takojnë Krijuesit të Gjithësisë, Mëshiruesit,Zotin Një që na i pranoj lutjet...dhe ekipit mjekësor, të afërm dhe të gjithëve që janë gëzuar me këtë gëzimin tonë. Çdo njeri e përjetoftë këtë gëzim” ka shkruar Rafuna. 

(Kosova Sot)