Trileqet

  • 28 June 2016 - 13:08
Trileqet

Hailey Baldwin nuk e konsideron veten ‘të madhe”, si Gigi dhe Kendall Jenner

Ato shpeshherë fotografohen së bashku dhe janë një treshe elegante. Por, Hailey Baldwin ka bërë me dije se ajo veten nuk e konsideron si një supermodele të kalibrit të mikeve të saj më të mira si Kendall Jenner dhe Gigi Hadid,raporotn Gazeta Kosova Sot

Bukuroshja 19-vjeçare dhe modelja e ka pranuar se ajo nuk bën krahasime dhe nuk beson se është më e mirë se miket e saj. Duke folur për “People”, në mënyrë të hapur ajo e ka pranuar: ‘Unë nuk jam në të njëjtin nivel sikurse Gigi dhe Kendall. Ne nuk jemi në të njëjtin vend kur bëhet fjalë për karrierë',  ka shtuar ajo, duke iu referuar mikeve të saj, derisa ato kanë pushtuar pisat për brendet më të famshme të modës si “Chanel” dhe “Balmain”, midis shumë tjerave. ’Unë nuk e konsideroj veten si një supermodele', ka shtuar Hailey.  

Dhe, përkundër se kjo treshe e hatashme ishte bashkë fundjavën e kaluar, Hailey ka bërë me dije se miket e saj modele, Gigi dhe Kendall. Nuk i sheh në agjendë konkurruese. 

(Kosova Sot)