Mos e prek, grithesh

  • 29 June 2016 - 08:23
Mos e prek, grithesh

 Elle Fanning promovon filmin e saj me një fustan shumë të lezetshëm

Ajo kishte qenë mjaft e zënë gjatë promovimit të filmit të saj “The Neon Demon.”  Përpjekjet dhe puna e saj Elle Fanning-un e kanë dërguar në Beverlli Hills, kur ajo ishte shfaqur në një konferencë shtypi në lidhje me filmin dhe ishte pikërisht fustani ai i cili kishte vërtetuar se ajo ishte një yll,raporton Gazeta Kosova Sot 

Aktorja vetëm 18 vjeçe kishte arritur te “Four Seasons Hotel”, e veshur në një fustan të kuq me qafë të thellë. Biondina e bukur fustanin e saj me mëngë të gjata e kishte kompletuar me një lidhëse me ngjyrë të zezë në kokën e saj, derisa flokët e saj të artë i kishte lëshuar të pushojnë në kraharor.

Filmi, në të cilin po ashtu shfaqen edhe aktorët tjerë të njohur, si Christina Hendricks dhe Keanu Reeves, për të parën herë është shfaqur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 24 qershor, pasi që premierën e madhe filmi e ka pasur në muajin maj, në Festivalin e Filmit në Kanë. Agjenda e saj e ngarkuar kishte bërë që ajo ta anashkalonte maturën.

(Kosova Sot)

Claw-some! The pretty actress turned heads as she arrived in a red dress decorated with playful tabby cats