Armina: Ja pse zgjodha të jem si Monroe(Foto)

  • 29 June 2016 - 13:07
Armina: Ja pse zgjodha të jem si Monroe(Foto)

Armina Mevlani e ka shprehur gjithnjë admirimin për femrat e viteve ’50-60 dhe për stilin “pin-up”. Këtë herë ajo ka rikujtuar yllin e Hollivudit, Marilyn Monroe nëpërmjet një seti fotografik, ku pozon njëlloj si ajo.

“Ndoshta ju mund të pyesni përse unë zgjodha të ribëj fotot e Marilyn-it. Përgjigjja është shumë e thjeshtë për mua: e zgjodha Marilyn-in jo sepse mendoj se ngjaj me të, por sepse librat që kam lexuar nga Marilyn, më kanë lënë mbresa në një formë të çuditshme, të papërjetuar më parë. Marilyn nuk ka qenë femra më e bukur dhe as më e zgjuara, por ajo ka mishëruar kuptimin e fjalës koketë apo lozonjare, tamam si një fëmijë, dhe unë këtu e gjej mjaft veten time, ndoshta edhe për faktin se ajo ishte shenja ime, Binjakët”, shkruan Armina Mevlani në blogun e saj.

(Kosova Sot)

234