Blero flet për takimin me Adonisin (Foto)

  • 30 June 2016 - 10:01
Blero flet për takimin me Adonisin (Foto)

Dje në portalet kosovare ka qarkulluar një lajm dhe një foto në të cilën shihet këngëtari Blero Muharremi dhe Adonis Morina, bashkëshorti i Teuta Krasniqit, aktores me të cilin Blero ishte i martuar.

Qëndrimi në të njëjtën kafene, ka ngritur dyshimet se a e ka Blero problem që të qëndroj në të njëjtin vend me Adonisin.

Këngëtari ka thënë se ai nuk shikon në kafene kur shkon pasi ai është me punët e tij.

“Unë dal për punët e mia në vende të ndryshme dhe nuk mbaj evidencë kush është aty as që më intereson! Pse të ndërroj vend?! Unë kudo që jam e kam peshën time ! Dhe duhesh më qenë në nivel timin për më pas atë prezencë” janë fjalët e këngëtarit për Indeksonline.

Madje ai ka thënë se pesha nuk matet me tega, por me karaktere e prezencë.

adonisi blero

(Kosova Sot)