Rita Ora shtrihet në spital (Foto)

  • 30 June 2016 - 10:06
Rita Ora shtrihet në spital (Foto)

 Ajo është tejet e angazhuar këtyre ditëve me inçizimin e këngëve të reja. Por këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora duket se e kanë lodhur këto dhe është shtrirë në spital, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ylli 25-vjeçar ka treguar se tani ndihet më mirë.

“Isha mjaft e fortë por do të kaloj. Ju falënderoj të gjithë fansave të mi dhe miqtë për mbështetjen, ju dua”, ka shkruar ajo sipër fotos ku shihet megjithatë e buzëqeshur.

(Kosova Sot)