Pushtoi Rusinë (Foto)

  • 30 June 2016 - 22:50
Pushtoi Rusinë (Foto)

Bella Hadid hijeshon ballinën e revistës "L'Officiel Russia" .

Bella Hadid shfaqet me një trup që ta ndalë frymën, për ballinën e revistës "L'Officiel Russia", për numrin që paraqitet gjatë muajve korrik/gusht. Bukuroshja e lezetshme 19 vjeçe ka treguar goxha lëkurë përmes fustanit të saj që kishte veshur, derisa flokët e saj brune i kishte rregulluar në një bishtalec të mbledhurën majë të kokës, transmeton gazeta Kosova Sot.

Si një bukuroshe me stil, imazhi i Bella-s ishte ofruar nga fotografi Danil Golovkin. Dukja e Bella-s ishte përcjellë me një palë vathë të mëdhenj dhe për ta plotësuar dukjen e saj natyrale, ajo ishte përcaktuar për hijet e efektit "smokey eye". Faqet e saj ishin definuar me një shtresë bojëkuqi dhe dukej se ishte përcaktuar për buzë pa shkëlqim. Bella po ashtu foton e saj të dytë nga revista e kishte përhapur, e aty ishte shfaqur më shumë njëra këmbë. Bella ishte në Evropë javën e kaluar dhe ishte përkujdesur që të kalonte pak kohë me të atin e saj, Mohamed-in, derisa kishte shpërndarë një foto të bukur me të në "Instagram".

(Kosova Sot)

Cover girl: Bella Hadid cuts a breathtaking figure on the July/August cover of L'Officiel Russia magazine