E kuqe all: Kylie Minogue me të fejuarin në skenë (Foto)
Me gjasë ende ju kujtohet kënga e saj e njohur: “I Should Be So Lucky”
Nuk ka dyshim se Kylie ka pasur shumë fat në jetë, por një fat më të madh duket se e ka pasur i fejuari i saj, Joshua Sasse, i cili e kishte gojën vesh më vesh derisa shihej me këngëtaren në Londrën qendrore të mërkurën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Çifti, bashkë me shumë emra të tjerë, të njohur, ishin mysafirë specialë në premierën e filmit “Absolutely Fabulous” në kinemanë në sheshin Leicester, “Odeon”.
Këngëtarja 48- vjeçare dukej për mrekulli me fustanin e saj të kuq all. As Gil, as milet!
(Kosova Sot)