Flower power!

  • 01 July 2016 - 22:27
Flower power!

Sapo kemi hyrë në verë, por Shanina Shaik ia ka nisur me reklamimin e veshjeve për pranverë/verë 2016/17

Modelja australiane 25- vjeçare, e cila është e angazhuar nga një prodhues i njohur i veshjeve të plazhit, është parë duke reklamuar bikinit me lule, të kombinuar me veshje të tjera, të po atij dizajni,raporton Gazeta Kosova Sot

Ajo që bie së pari në sy, është barku i saj i rrafshët dhe seksi. Një pallto e zezë shihet në fund të duarve të modeles, sikur të ishte duke u përgatitur që të hynte në det. Nëse doni ta dini, prodhuesi i veshjeve të plazhit, që e ka angazhuar Shanina-n, është “Seafolly”, që ka emër të njohur, sidomos në Australi. Shanina filloi që të merrej me modelim që në moshën adoleshente. 

(Kosova Sot)