Nderon idhullin e saj (Foto)
Kendall Jenner ka fotografuar 14-vjeçaren Kaia Gerber
Nëna e Kaia-s, Cindy Crawford, është një ndër super-modelet e para, me një përvojë prej më se 30 vjetësh në biznes, e nëse mund të bazohemi në seancën e fundit të fotografimit të revistës ‘LOVE’, 14-vjeçarja shumë shpejt do t’i ndjekë hapat e nënës në industrinë e modës.
Vajza e re është fotografuar nga ana e Kendall Jenner-it, për të cilën kjo ishte hera e parë si fotografe në një seancë fotografimi.
Kendall ka punuar me kënaqësi me vajzën e re, ndërsa ka sqaruar se nëna e saj ka qenë gjithmonë një idhull për të.
Në anën tjetër, ishte Cindy ajo që ofronte talentet e saj në aspektin e flokëve dhe grimit.
(Kosova Sot)