Dua Lipa rezervon koncert edhe në Tiranë (Foto)

  • 23 July 2016 - 12:39
Dua Lipa rezervon koncert edhe në Tiranë (Foto)

Këngëtarja me famë botërore nga Prishtina, Dua Lipa, do të mbajë concert në Parkun e Gërmisë më 9 gusht.

Një ditë më pas, ajo do të niset drejt Tiranës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja në profilin e saj zyrtar në Instagram.

“Jam e entuziazmuar t’ju tregoj se kam shtuar edhe një tjetër datë për koncert derisa jam në vendlindje. Do të udhëtoj në Tiranë më 10 gusht për koncert. Unë jam gati, shpresoj edhe ju gjithashtu”, ka shkruar Lipa, teksa ka shtuar në shqip edhe fjalët: “Shihemi së shpejti”, ka shkrua Dua.

(Kosova Sot)