Elvana Gjata për tre viktimat në Munich: Lutem për ju, gjaku im (Foto)

  • 23 July 2016 - 13:07
Elvana Gjata për tre viktimat në Munich: Lutem për ju, gjaku im (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata ka mbetur pa fjalë pas sulmit terrorist në Mynih të Gjermanisë ku mbetën të vrarë dhjetë persona, nga ta tre të rinjë kosovarë. 

Përmes një postimi në Instagram, Elvana ngushëllon familjet e viktimave të cilët i quan si gjaku im, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Nuk gjej fjalet per ate qe ndodhi dje ne Mynih, per te gjithe ata te pafajshem jeta e te cileve u mor padrejtesisht nga nje tjeter akt mizor.

Shoh fotot e Armeles, Diamantit, Sabines dhe tmerrohem!Ndjej nje dhimbje te madhe ne shpirt kur mendoj se si endrrat e tyre, rinia e tyre u pre ne mes vetem sepse qelluan ne ate qender tregetare..

Ngushellimet me te thella per familjet tuaja, qe jane edhe familjet tona.Sepse ju jeni motrat dhe vellezerit tane.Lutem per ju ,Gjaku im" shkruan Elvana në Instagram.

(Kosova Sot)